Migena Sinani, është 37 vjecarja e cila sot mbeti viktimë e të shtënave me armë, nga kunati I saj, ishte nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjec, tashmë jetimeë.
Prej orës 04:00 të mëngjesit, familja Sinani në Shkozë, në periferi të Tiranës është kthyer tashmë në një skenë krimi. Policia nuk e ka ende të qartë arsyet që cuan Roland Sinani të vrasë kunatën e tij, e më pas edhe veten.
Ajjo ç’ka e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se fëmija vetëm 2 vjeç, ishte në një njëjtën dhomë, kur xhaxhai i tij qëlloi për vdekje me armë zjarri nënën e tij, Migena.
Në polici familjarët e viktimave kanë thënë se nuk kanë patur konflikte, ndërsa orët e para të mëngjesit, janë zgjuar pasi kanë dëgjuar krismat. Pasi qëlloi me pistoletë ndaj kunatës së tij, Roland Sinani ka dalë më pas në oborr, ku është vetëvrarë. Sinani njihej si person I qetë në zonë dhe jo problematik. Mësohet gjithashtu se Sinani ka qenë e Forcave të Armatosura, ndërsa aktualisht punonte në një servis në zonën e Ali Demit. Burime të policisë thanë se pistoleta me të cilën ai kreu krimin ishte pa leje.