Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar kryeministrin Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha të cilët kanë hapur Podcast për të komunikuar me qytetarët.
Ajo u shpreh në News 24 se kishte një vit e gjysmë që punonte për një projekt të tillë por tashmë do të mendojë ta riformatojë atë për të sjellë diçka ndryshe. Kryemadhi theksoi se kryeministri nuk e pranon debatin ballë për ballë me Berishën pasi betejën e ka të humbur.
“Unë kam prej një viti e gjysmë që punoja për një Podcast. Na ra fushata e 6 Marsit. E kam ende projekt. Tani do ta riformatoj. Ishte ideja për 7 minuta duke filluar që me operacionet plastike të famshmet. Po vras mendjen për të bërë diçka tjetër. Në rastin e zotit Rama hapi dhe televizion dhe portal, pavarësisht se ai kontrollon shumë televizione kombëtare. Ai kërkon të bëhet edhe gazetar, edhe kryeministër, edhe piktor, edhe rrobaqepës.