Ekspertja e turizmit shëndetësor, Saimira Selmani e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV ka folur rreth ndërhyrjeve estetike, të cilat janë bërë trend i 10 viteve të fundit, kryesisht tek VIP-at shqiptare.
Sipas ekspertes, shumica e VIP-ave shqiptarë ndërhyrjet i kanë bërë në Turqi, ndërsa theksoi se të gjithë kanë shkuar me foton në dorë të Kim Kardashian, duke kërkuar që të bëhen si ajo.