Milani pret Napolin në “San Siro”në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pasi eliminuan Tottenhamin, me një gol epërsi në dy ndeshjet.
Në anën tjetër Napoli mposhti Eintracht Frankfurt në të dyja ndeshjet.
Stefano Pioli ia ka besuar sulmin Olivier Giroudit, i cili do të mbështetet nga Rafael Leao, Brahim Diaz dhe Ismael Bennacer.
Në anën tjetër Luciano Spalleti pasi mungesave të Victor Osimhen dhe Giovanni Simeone, ka vendosur që në krye të sulmit ta vendosin Elif Elmas, ndërsa ai do të mbështetet nga Kvicha Kvaratskhelia dhe Hirving Lozano.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan; Kalabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Tonali; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim Min-jae, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Elmas, Kvaratskhelia.