Deputetja e Partisë Demokratike Fultura Açka është e mendimit se PD bëri gabim shumë të madh që nuk doli me 61 kandidatë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Açka tha se ato hynë në kurthin e Berishës duke i treguar dobësinë si grup parlamentar dhe pranuan kandidatët e Primareve.
Deputetja demokrate kritikoi ndërkohë edhe hapjen e fushatës së PS-së një ditë më parë, ku tha se socialistët kishin zgjedhur një mënyrë shumë vulgare.
‘Dje e hapi fushatën në mënyrën më vulgare të mundshme. Ishte një shenjë dëshpërimi i thellë. Duke sikur e ka marrë 14 majin pasi e ka alibinë aty. Këtë javë do të filloi ja ku është Saliu që ka përdorur për 20 vite. Ai është në anën tjetër të bregut, pro nuk është terren solid po moçal. Për mua ishte në një shkallë dëshpërimi të thellë në atë tallava vulgare. Është dëshpërim për atë që ai ka në perspektivë!’- tha Açka.