Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur në seancë për shpërthimin me tritol në makinën e drejtuesit të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.
Sali Berisha: Sot seanca duhet ti kushtohej aktit terrorist shtetëror, ku partia terroriste u shfaq në Paçram të Vaut të Dejës, ku ju vendos tritol për ti marrë jetën një politikani të ri.
Nuk ka atentat politik me shkaqe të tjera përveçse politike, në mënyrën më të plotë e faktoi këtë vetë Edi Rama me heshtjen e tij. U godit një politikan i ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe besimi te liria. U godit si kundërshtar politik në mënyrën më kriminale, më të shëmtuar.
Ata të cilët panë se shpëtoi, nuk munguan dot që të shqipërojnë një fjalë të vetme solidariteti me familjen, përkundrazi u strukën në labirintet e krimit të tyre.
Nuk ka kryeministër në botë që nuk do e dënonte një akt të tillë. Përveç atij që është rikthyer te genet e paraardhësvetë tij. I falënderoj qytetarët e Vaut të Dejës për qëndrimin e tyre, Edi Rama dhe falangat e tij qëndrojnë pas këtij akti terrorizmi shtetëror.