Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët shprehin pakënaqësi ndaj kompanive të ndryshme celulare dhe kohët e fundit duket se ky fenomen po bëhet gjithmonë e më tepër shqetësues.
Një rast i tillë është denoncuar sot në arkiva.fjala.al/ ku si shpesh-herë qytetarët nuk kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre me këto kompani telefonike, e konkretisht me kompaninë One.
Pas rindezjes së celularit, qytetarit i ka dalë njoftimi “No SIM” dhe për këtë i është drejtuar një prej pikave të shërbimit të kësaj kompanie. Nga vëzhgimi i bërë u konfirmua se karta SIM ndodhej në celular, por sipas kompanisë karta duhej ndryshuar sërish, pas një serie procedurash të cilat do i kushtonin kohë fizike qytetarit.
Dhe kush mban përgjegjësi për këtë? Mesa duket kompania në fjalë jo, sepse faji në Shqipëri mbetet gjithmonë jetim!