Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, është angazhuar për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Belerit, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Sipas disa mediave greke, Schinas i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, në lidhje me këtë çështje.
Raportohet se nënkryetari i Komisionit Evropian i drejtohet Varhelyi duke thënë se Shqipëria, e cila kërkon hyrjen në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.
Ndër të tjera Schinas, në letrën e tij drejtuar Varhelyi, është shprehur se arrestimi i Belerit është një shkelje e procesit të rregullt ligjor dhe mund të interpretohet si një përpjekje për të frikësuar votuesit.