Investimet në infrastrukturat e shërbimit për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor vijnë si domosdoshmëri për të ofruar shërbime në kushte dhe standarde bashkëkohore.
Aktualisht janë drejt përfundimit punimet në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, e cila i është nënshtruar një transformimi estetik e funksional, me kushte optimale pune.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i DRSHTRR Durrës i cili i shërben mijëra mjeteve rrugore dhe drejtuesve të tyre, në funksion të pesë bashkive: Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë.
“Rrugë e sheshe, vendparkime e aksese, linjë e re shtesë për Kontrollin Teknik, rigjenerim urban e heqje ngrehinash të degraduara nga koha, rrethime e veshje strukturore, brandim e gjelbërim, instalime për hijezim e sinjalistikë orientuese, sistemime në ambiente brenda e jashtë, pa e ndërprerë asnjë ditë shërbimin”, theksoi Rama.
Në një hapësirë prej 7500 m2 që po rikualifikohen tërësisht, kjo godinë ofron shërbime për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë.



















