Gjendet i dekompozuar trupi i një personi në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës.
Trupi i pajetë është identifikuar si shtetasi me iniciale D. K., 39 vjeç (qiramarrës), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër që nga muaji shkurt i vitit 2022.
Viktima është gjetur nga qiradhënësi, shtetasi A. V., 38 vjeç, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të tij, ka njoftuar menjëherë policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje