Ditën e djeshme minjëra emigrantë në Angli, mes tyre edhe shqiptarë, u vendosën në një zonë ushtarake. Nisma është marrë për të “ulur shpenzimet” për mbajtjen e tyre në hotele ose kampe, por edhe si masë “ndëshkuese” për të frenuar emigracionin e paligjshem.
Një pjesë e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, mes tyre edhe shqiptarë janë zhvendosur në një zonë ushtarake, duke iu mohuar qëndrimi në hotele apo qendra të tjera strehimore. Ky vendim është marrë ditën e djeshme kur nisi edhe zhvendosja e disa emigrantëve, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore, si pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla. Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi. Vendimi ka ndarë komunitetet lokale, me disa që e cilësojnë kushtet e strehimit për shtetas që vijnë nga vende si Iraku, Irani, Siria, Afganistani, ose Shqipëria, si çnjerëzore. Të tjerë janë zemëruar nga ndikimi te shërbimet lokale dhe janë të shqetësuar nëse vendet ku do të strehohen migrantët do të bëhen objektiva për protesta. Një person që ka njohuri për situatën tha se emigrantët e parë kishin filluar të arrinin sot në ndërtesën platformën lundruese, rreth mesditës, ndërsa të tjerë priten të mbërrinin më vonë gjatë ditës. Më shumë se 50,000 azilkërkues po jetojnë në hotele në Britani pasi bënë pjesën e fundit të udhëtimit të tyre me gomone të vogla nga Franca. Qeveria thotë se hotelet kushtojnë 7.6 milionë dollarë në ditë. Ministrja e Brendshme, Sarah Dines tha për televizionin ‘Sky Neës’ se dërgimi i migrantëve në zona ushtarake dërgon një mesazh se Britania do të ofrojë “strehimin e duhur, por jo luksoz” për të ardhurit në mënyrë të paligjshme. Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Partia Laburiste e opozitës, momentalisht gëzon një epërsi të fortë në anketat e opinionit. Vendi ynë është konsideruar si ndër më problematiket përsa i përket emigracionit ilegal. Prej dy vitesh shumë emigrant kaluan drejt Britanisë së Madhe duke përdorur një tjetër formë, atë të lundrimin me gomone nëpërmjet Kanalit La Mansh, në kufirin detar Francë-Angli.
Fluksi iI madh i refugjatëve detyroi qeverinë Angleze të marrë disa masa të shapra. Në fillim u kërkua që të ngriheshin kampet e refugjatëve jashtë Britanisë në Ruanda. Kjo u kundërshtua nga një pjesë e mirë e shoqërisë civile, kryesisht shoqata që merren me të drejtat e njeriut. Më vonë gjykata e rrëzoi këtë nismë të qeverisë, por kjo nuk pengoi që të vijonte me masa të forta. Një prej tyre është vendimi që të trefishohet vlera e gjobane për kompnai dhe biznese të ndryshme që punësojnë emigrant ilegalë. Pasojat kanë rënë mbi shumë shqiptarë të cilët kanë emigruar kryesisht dy vitet e fundit. Shumë prej tyre janë vendosur në kampe azilantësh dhe e kanë thuajse të pamundur që të përfshihen në proceuda për të marrë dokumentacionet përkatëse apo lejet e qëndrimit. Shqipëria për Britaninë e Madhe konsiderohet një vend i sigurt, ndaj edhe azili është përfituar nga një numër shumë I vogël emigrantësh. Po ashtu për emigrantët shqiptarë ka një lloj diskriminimi I cili nisi me disa deklarata specifike të Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman. Kjo nxiti edhe një protest të emigrantëve shqiptarë atje dhe më pas u shoqërua edhe me vizitën e kryeministrit tonë në një takim zyrtar me homologun Rishi Sunak. Ata diskutuan për masat që duhet të merren ndaj emigracionit illegal, duke nënshkruar edhe disa marrveshje që lidhen kryesisht me bashkëpunimin institucional mes vendeve për ti penguar kryesisht të rinjtë që të nisën drejt Anglisë.