Zëvendëskryeministrja njëkohësisht dhe ministrja e Infrastrurës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se ka nisur puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme, Balluku janë kryer 40% e punimeve në segmentin Thumanë – Kashar.
Gjithashtu, zëvendëskryeministrja bën me dije se janë në proces dakordësimi tre kontratat që po për të nisur nga puna në segmentet Milot – Thumanë, Kashar – Leka dhe Lekaj – Fier dhe se në vjeshtë do të hapet gara për ndërtimin e aksit Milot – Balldren.
“Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot – Kashar.
Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu.
• Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve.
• Milot – Thumanë
• Kashar – Lekaj
• Lekaj – Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna.
• Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë.
• Murriqan – Lezhë është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e ËBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023.”-shkruan Balluku.