Një tragjedi e rëndë ka ndodhur për aktoren e njohur Sandra Bullock pasi partneri i saj prej shumë vitesh, Bryan Randall, ka ndërruar jetë. Aktorja ka qenë pranë tij deri në momentin e fundit.
Motra e aktores Gezine Bullock-Prado ndau informacione të rralla për momentet e fundit të çiftit së bashku në një homazh të përzemërt në Instagram pas betejës trevjeçare të fotografit me sëmundjen ALS.
“Jam e bindur që Bree ka gjetur vendin më të mirë të peshkimit në parajsë dhe tashmë po e hedh karremin e tij në brigjet plot me salmon”, ka shkruar Genise nën një foto të Randall.
Ajo gjithashtu zbuloi se Sandra ishte pranë tij para vdekjes së tij të shtunën.
“ALS është një sëmundje e rëndë, por ka njëfarë ngushëllimi të dish se ai kishte kujdestarët më të mirë, motrën time të mrekullueshme dhe ekipin e infermierëve që ajo mblodhi, të cilët e ndihmuan të kujdesej për të në shtëpinë e tyre,” shtoi Genize.