Xavi ka folur edhe njëherë për situatën e Ansu Fatit te Barcelona.
Trajneri i skuadrës katalanase ka thënë se nuk e di nëse lojtari do të qëndrojë.
“A do të qëndrojë Ansu Fati ? Nuk e di. Shumë gjëra mund të ndodhin para 31 gushtit. Ne varemi shumë nga situata e Fair-Play financiar”, ka thënë Xavi për mediat.
Barça thuhet se dëshiron që Ansu Fati të largohet këtë muaj. Lojtari pritet të jetë dakort me largimin vetëm nëse ka një ofertë të lartë nga një klub me projekt të mirë.
Sulmuesi tashmë ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite dhe me sa duket nuk është i interesuar as për ofertën e fundit të Arsenalit.
Kur kanë mbetur edhe 23 ditë nga mbyllja e merkatos verore, e ardhmja e Ansu Fatit është ende në dyshim….