Çdo mëngjes kryeministri Edi Rama përshëndet shqiptarët me një mesazh urimi për një ditë të mbarë.
Këtë të dielë, Rama e ka nisur me një thirrje për të gjithë pushuesit e gushtit.
Kreu i qeverisë deklaron se bregdeti është i bukur kur është i pastër, ndaj fton pushuesit të kontribuojnë nga pak në kulm të sezonit veror.
“Mirëmëngjes dhe me një rikujtesë për të gjithë pushuesit e këtij gushti, se i bukur bregdeti është veçse i pastër, e sidomos tani në kulm të sezonit të gjithë të kontribuojmë nga pak, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri.