Ish-volejbollistja e njohur dhe njëkohësisht ish-e fejuara e djalit të Mehmet Shehut, Silva Turdiu ka publikuar sot një foto në instagramin e saj ku shfaqet pranë partnerit në mes të detit në Greqi.
Si të gjithë, edhe ish-volejbollistja e Dinamos duket se po i kalon në bregdet këto ditë të nxehta gushti.
Ajo që bie më tepër në sy është përshkrimi që i ka bërë fotos, shkruan arkiva.fjala.al/
Tepër sportive, funny dhe romantike, Turdiu shkruan: "Çfarë mund të thuash më tepër për një burrë që dashuron Bahun, Bitëllsat dhe mua?". Pra me këtë pyetje, Turdiu pohon se bashkëshorti ka shije në përzgjedhjet e tij.
Silva Turdiu u martua me Agim Kubatin në vitin 1987.
K.B
