Giorgia Meloni i bashkohet radhës së “500 mijë italianëve”, të cilët sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun dhe të kalojnë disa ditë në brigjet mes Vlorës, Durrësit dhe Sarandës, kështu shkruan Il Messaggero për vizitën e Melonit në Shqipëri.
Nga stabiliteti i Ballkanit dhe rruga e migrantëve, deri tek tregtia vazhdimisht në rritje (+7,4% krahasuar me 2022), nga dyfishimi i gazsjellësit Tap tek hyrja e Tiranës në Bashkimin Evropian, ku Italia ka qenë gjithmonë sponsorja kryesore në Bruksel. Aq sa ka nga ata që besojnë se Roma mund të mendojë për një sprint të hyrjeve të reja, duke ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, për ta favorizuar atë./Il Messaggero
