Inter Miami kualifikohet në finalen e Kupës së Ligës, ndërkohë që Leo Messi nuk ndalet së shënuari me skuadrën e re.
4-1 fituan djemtë e Gerardo Martinos në gjysmëfinalen e zhvilluar në transfertë kundër Philadelphia Union.
Përballje ku fitorja me “poker” nuk u vu fare në dyshim. Dhe takim që u dominua plotësisht nga djemtë e tij.
“Pleshti” realizoi golin e dytë për Interin në minutën e 20’. Me një goditje të bukur dhe të saktë nga larg, që u ndal në cepin e portës kundërshtare.
Ky ishte goli i nëntë në gjashtë ndeshjet e luajtura me Interin për kampionin e botës, i cili po kalon një moment magjik në SHBA.
6 ndeshje, 5 herë më i miri, 9 gola, një asist dhe një hap larg trofeut të parë amerikan për legjendën argjentinase.
Në finalen e madhe që është programuar për datën 20 gusht (03:00), Messi dhe shokët e tij do të sfidojnë skuadrën e Nashville.
https://youtu.be/QXXJBErZXbY