Pas një reportazhi për Qeparoin të botuar në gazetën Fjala nga analisti Roland Qafoku, ku ndër të tjera flitej edhe për disa problematika të këtij vendi turistik, ka reaguar kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Në shkrimin e tij të para pak ditëve, Qafoku shkruan: “Nuk mund të mos shkruajmë disa defekte që këta njerëz dhe sidomos pushteti duhet t’i ndreqë. Si të mos irritohesh kur kjo shëtitore kaq e bukur ka nisur të dëmtohet rëndë. Po, po. Po shkatërrohet dita-ditës. Disa shtylla ndriçimi janë dëmtuar, disa janë thyer fare dhe disa të tjera u janë djegur poçat. Më e rënda është se në të gjitha ditët që qëndruam nuk pamë askënd që të vinte dorë…”
Sot, kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka publikuar një status në facebook ku shihet qartë reflektimi i menjëhershëm iniciuar nga ky shkrim.
“Puna sot ne Qeparo per koleget e Bashkia Himarë nisi heret, ashtu edhe si çdo dite te dedikuar per te ndrequr ate qe te tjeret demtojne dhe shkaterrojne. Kjo edhe pse dite te ngarkuara me trafik rrugor, popullim te plazheve dhe ambienteve publike, ne nje siperfaqe te konsiderueshme shtrirje pothuajse sa gjysma e bregdetit shqiptar, nga Palasa ne Shen Vasil, le te themi kufi me nje lagje te Sarandes.
Por ama gjykoj se perpos veshtiresive te infrastruktures, bazes materiale-logjistike etj., puna duhet realizuar ne kohe dhe ne te mire te funksionimit te nje sezoni turistik, ne te gjitha Qendrat Urbane te Bashkise Himare. Dhe kete jo se e shkruan nje gazetar ne nje artikull, permbajtja e te cilave na ndihmon si ne promovimin e vlerave te turizmit ne Himaren tone, por edhe ne riparimin ne kohe te problematikave te perditshme.
Ndaj edhe gjej rastin ta falenderoj Qafoku Roland i cili ne shkrimin e tij pasqyroi qarte ate qe po ndodh sot me realitetin e nje Himare, aktualisht e mbi-populluar si kurre me pare nga turistet ne numer, ku ndihma e gjithsecilit duhet per te evituar sadopak pamjet qe po postoj. Ne pamundesi per ta takuar e ftoj Landin qe heres tjeter te shohe nga afer ate qe ne jemi duke bere kudo ne Qeparo, Lukove, Palase apo edhe Dhermi pse jo edhe ne Lumin e Vlores.
Se bashku me stafin e Bashkise Himare, jemi ne krye te puneve per te menaxhuar çdo detaj per te garantuar sukses te nje sezoni turistik. Dhe kjo perpos “turbolencave artificiale” te gatshem per te rritur temperaturat ne Himare çdo mes gushti, me apo pa perforcime interesash “minore” te cilate vijne me shume nga andej “matane” se sa ketej nga ku edhe i kemi dale Zot puneve prej nje dekade”, -shkruan Goro. / KB