Makina e kreut te njesise administrative Piskove, Juxhin Pasho, ne rrethin e Permetit, eshte demtuar qellimisht gjate nates, ne oret e para te se premtes.
Kjo gje eshte zbuluar nga kreu i kesaj njesie ne mengjesin e dites se premte. Pasho zbuloi gervishtjet e qellimshme ne makine, te cilat dyshohet te jene bere me mjete te mprehta.
Ngjarja ka ndodhur brenda territorit te shtepise se tij dhe per kete gje, ai ka njoftuar menjehere policine per ta vene ne dijeni me situaten. Megjithate, angazhimi i punonjesve te policise la per te deshiruar, sepse pervec marrjes se te dhenave dhe mbajtjes se disa shenimeve formale, ata nuk hodhen asnje hap me tej ne zbulimin e autoreve te ngjarjes.
Ai u ka kerkuar punonjesve te policise zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autoreve, por per kete gje nuk ka marre asnje zgjidhje.
Ndonese kjo eshte nje ngjarje kriminale ne dukje jo madhore, perseri ajo nuk i shkon pershtat qytetit te Permetit, i cili mban rekord per numrin me te ulet te ketyre rasteve.
Nder te tjera, denoncuesi ne kete rast mund te ndjehet i kercenuar pasi autoret, duke pare dhe neglizhencen e policise, mund te kthehen serish dhe te bejne deme edhe me serioze.