Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rikujtoi forcave politike se për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës kanë afat regjistrimi deri në datën 1 shtator ndërsa kandidatët deri më 8 Shtator.
Zhvillimi i tyre do të jetë më 27 gusht, nga ku demokratët e Kukësit kanë si zgjedhje për të votuar 10 kandidatura.
“Futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokratëve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajësimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën. Hatër mbetjet e pas votimit krijojnë përçarje dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëria e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit, me dëme të pariparueshme për rezultatin në zgjedhje”.
Ky qëndrim i Arif Rexhmatit disa orë më pas u pasua me vendimin e marrë prej kandidati potencial i “Rithemelimit”, Admir Sinamati, për të mos kandiduar.
“Për fat të mirë edhe nga radhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për përfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po do me marrë formë (bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botëkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndjejë aspak moskandidimin tim”./Top Channel /kb