Lazio nuk gjen rrugën për të marrë pikë, teksa është mposhtur edhe në ndeshjen e javës së dytë, ku përballë kishte Genoan, ndërsa këta të fundit shijojnë triumfin dhe pikët e para të sezonit.
Sfida e luajtur në “Stadio Olimpico” u mbyll me rezultatin 0-1, me Retegui që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh në minutën e 16’.
Skuadra e Sarrit tentoi në disa raste të gjente rrugën drejt rrjetës, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1.
Pas javës së dytë të Serie A, Lazio renditet në vend të 18-të me zero pikë, teksa Genoa në vend të 11-të me tre pikë.