Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të hënën e ardhshme në 4 shtator.
Forumi i lartë i PS do të vendosë mbi riorganizimin në parti në këtë sezon politik, por aty pritet te shpallet edhe riformatimi i qeverisë nga kryeministri Rama.
Sipas informacioneve pritet që në shtator të kemi ndryshime të rëndësishme të emrave brenda kabinetit të qeverisë.
Kryeministri Rama ndryshimet në qeveri i ka paralajmëruar para pak ditësh por nuk ka asnjë detaj më shumë duke bërë që dhe ministrat të jenë në ankth dhe në pritje të vendimit të Asamblesë së 4 shtatorit./kb