Atletico Madrid “shkatërron” Rayo Vallecano-n në transfertë, në “Campo de Futbol de Vallecas” në takimin e javës së tretë të La Liga-s.
Skuadra e Simeones dominoi dhe fitoi me rezultatin 0-7, duke mos u lënë asnjë mundësi reagimi vendasve.
Serinë e golave e nisi Griezmann, me francezin që zhbllokoi sfidën në minutën e 2’, nërsa Depay dyfishoi avantazhin e miqve në minutën e 16’.
Rezultati i pjesës së parë u vulos nga Molina, që realizoi golin e tretë për Atleticon në minutën e 36’.
Fraksioni i dytë solli edhe katër gola të tjerë, me Moratën në minutë të 73’ dhe Correa në minutën e 79’.
Më pas po Morata gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 84’ dhe në fund gjithçka u vulos nga Llorente që realizoi golin e shtatë për ekipin e tij në minutën e 86’.
Pas këtij takimi Rayo renditet në vend të tetë me gjashtë pikë, ndërsa Atletico Madrid pozicionohet në vendin e dytë me shtatë pikë.
Me këtë fitore, Atletico regjistron gjithashtu edhe një rekord, pasi kjo është fitorja më e thellë në historinë e klubit në transfertë, sa i përeket kampionatit spanjoll.