Antonio Cassano ka kritikuar Simone Inzaghin në lidhje me eksperiencën e tij në krye të stolit të Interit, duke e konsideruar një trajner që nuk mund të jetë aty.
Ish-sulmuesi shprehet se Inzaghi nuk është trajner duke shtuar edhe faktin se mban në stol Asllanin, pa i dhënë hapësirë.
“Duhet të themi se Inzaghi e la të lirë Sanchez-in dhe e largoi e tani e ka rikthyer. Interi bëri një investim super të rëndësishëm te Asllani, dy ndeshje dhe zero minuta ndërsa vitin e kaluar luajtën vetëm dy lojtarë dhe Inzagi nuk e sheh.
Dhe duhet thënë se Inzagi ka shtyrë për të nënshkruar me Lukakun dhe jo Dybalan vitin e kaluar. Ka diçka që më shpëtoi: vazhdoj ta them pas dy ndeshjeve të para të mrekullueshme se Inzaghi nuk është trajner i Interit dhe nuk është përmirësuar, më mërzit mua sepse bën gjithmonë ndryshimet e zakonshme”, u shpreh Cassano.