Nga Mitro Çela
Kam 15 vjet që një herë në muaj, paraqitem në sportelin e postës, për të marrë pensionin.
Herën e fundit, ishin ndërruar “tetat”.
Kur hapi kartelë, një nga “tetat” më pyeti:
-Kur do vijë xhaja për të marrë pensionin?!
U mbusha me frymë. Nxorra gjoksin përpara, dhe thashë me zë prej konke:
“Xhaja jem vetë?”
E bukur për tu shkruar…Kur e mbarova pyeta veten:
Pse shkruaj?
Për dy sebepe.
Së pari. Për honorare.
Së dyti. Për të vrarë kohën.
Ka njerëz që I pëlqejnë.
Ka të tjerë që shkojnë më larg:
Më tregojnë ngjarje badjava ( jashtë logjikës së ekonomisë së mëngjër të tregut) për ti future në tregimet e mia!
Por ka edhe që më thonë:
E mbushe kupën! Nuk u lodhe: ke 52 vjet që shkruan si i shkarë nga fiqiri?
Na çave drasat!
Një ditë shkova në Borsh.
Në klubin e ngritur që në vitin 1966, mbi ujrat e një përroi, që për nga bukuria, madhështia dhe freskia të kujtojnë sinfonitë e Bachut ( Në gjermanisht Bach do të thotë përrua) nisëm bisedën me disa miq të vjetër.
Në fund të muhabetit, më thotë njeri prej tyre:
-Të kam ndjekur prej vitesh. Haberet I bën të kokolepsura! Në shumë raste nuk I kuptoj. Mund ta ma shpegosh pse-në?
-Vështirë të “peshkosh” nga unë shkaqet! Në shumë raste nuk I kuptoj as vetë…