Gazetari Gëzim Saliu ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën në të cilën ndodhet së fundi Partia Demokratike.
Sot u mbajt edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, ku nuk morën pjesë demokratët mbështës të Berishës dhe as ata në grupimin e Gazment Bardhit.
Këta të fundit duket se kanë nisur negociatat për një bashkim të tyre, por sipas gazetarit Gëzim Saliu, palët nuk ndajnë të njëjtin mendim se kush duhet ta kryesojë Partinë Demokratike, ndaj kjo gjë e vështirëson bashkimin mes tyre.
“Problematika më e madhe që shikoj unë në këtë negociatë mes palëve, pavarësisht se sipas meje kjo është një lëvizje shumë e mirë, pasai një parti demokratike në këto kushte në zgjeedhjet e ardhshme do të shikonte një humbje që se ka parë asnjëherë.
Problematika që unë shikoj është se grupimi i zotit Bardhi, i qendron mendimit se zoti Berisha nuk duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike.
Këtu ndahen dy palët. Ajo që shikoj me vështirësi është që zoti Berisha të tërhiqet nga pozicioni i tij.
Por nëse bien dakord kreu i grupit parlamentar do jetë Gazment Bardhi”,-tha gazetari./ S.M