Jadon Sancho duket se po shijon muajt e fundit si lojtar i Manchester United.
Sulmuesi anglez ka kundërshtuar Erik ten Hagun për mos ftesën e tij ndaj Arsenalit, duke thënë se lojtari nuk është stërvitur në nivele të larta.
Mirëpo, Sancho ka reaguar menjëherë dhe në formë të prerë:
“Ju lutemi mos besoni gjithçka që lexoni. Nuk do të lejoj që njerëzit të thonë gjëra që janë krejtësisht të pavërteta”, ka thënë anglezi si kundërshtim ndaj teknikut holandez.
“Unë jam sjellë shumë mirë në stërvitje këtë javë. Besoj se ka arsye të tjera për këtë çështje që nuk dua të hyj, unë kam qenë “kurban” për një kohë të gjatë, gjë që nuk është e drejtë”.
“Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë dhe të kontribuoj për ekipin tim”.
“I respektoj të gjitha vendimet që merren nga stafi stërvitor, luaj me lojtarë fantastikë dhe jam mirënjohës për këtë gjë dhe e di që çdo javë është një sfidë”.
“Unë do të vazhdoj të luftoj për këtë emblemë pa marrë parasysh çfarë”, ka shtuar më tej Sancho.