Gazetari Roland Qafoku në një intervistë tek Dritare TV ka komentuar Asambelenë që do të mbajnë sot socialistët dhe se çfarë pritet të ndodhë me kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama.
Qafoku u shpreh se pikë së pari, kreu i socialistëve duhet të kuptojë se nëse nuk ka demokraci brenda partisë së cilës ai drejton, nuk mund të qeverisë mirë vendin tonë.
Për gazetarin, Rama duhet që të largojë nga postet drejtuese ministret Edona Bilali dhe Bora Muzhaqin, pasi sipas tij kryeministri nuk mund t’i konsiderojë ato si politikane.
Ndër të tjera shtoi se kryeministri duhet të kuptojë se brenda kabinetit të tij ka dhe socialistë që punojnë ndershëm dhe nuk janë të lidhur me krimin, si dhe duhet të njohë mirë problemet që po ndodhin brenda PS.
“Edi Rama duhet të kuptojë se pa demokraci në parti nuk ka një qeverisje të mirë. Ne na sjell shumë kur flet Erion Braçe, pasi themi se ky nuk flet kot pasi i di mirë problemet e brenshme, edhe i vetëm riskon.
I vetmi problem i tij është që Braçe mos të merret me Frida Krifcën por t’ia thotë Ramës, se e zgjidh ai. Ai ka një meritë të jashtëzakonshme si i vetëm që vë gishtin në këto plagë të zonave rurale.
I dyti është Petro Koçi, ndër politikanët më të ndershëm, nuk e akuzon si të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ai ka bërë disa akuza lidhur me Fierin, ku është deputet. Por edhe Klodiana Dibra përfaqëson një person me integritet në PS, Rama sot këtyre tre personave duhet t’i japë një përgjigje.
Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi nuk mund të quhen politikane, sim und t’i quash ashtu. Edi Rama vetë mendon mos bëjë ndonjë broçkull, ai është mjeshtër i promovimit të disa figurave në PS.
Por nuk mund të themi se ka shkëlqyer se ka prodhurar këto dy figura, njërëz që nuk kanë as ligjërim në publik. Rama ka qenë ministër kulture, dridheshin gazetarët kur mendonin se çfarë pyetje do t’i bëjë. Bora ka qenë student ekselente por nuk është për atë punë, këtu stonon Edi Rama”, tha ai./ S.M