Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “Bardhyl”, në Tiranë. Sipas asaj që përcjell Klan News, një autobus i linjës së Unazës ka përplasur dy makina.
Paraprakisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç shihet në këto pamje, nga përplasja të dyja automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar mjaft dëmtime dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përplasur me një pemë që ndodhej në anë të rrugës.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia./kb