Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e enjte) një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të eliminatoreve për “Euro 2024”.
Kuqezinjtë përballen sot me sfidën më të madhe deri më tani në Grupin E, pasi përballë gjejnë liderët momental të grupit, Republikën Çeke.
Kjo sfidë shumë e rëndësishme zhvillohet në stadiumin ‘Fortuna Arena’ në Pragë me fillim nga ora 20:45.
Djemtë e Sylinhos janë gati për këtë sfidë dhe pritet të hynë të përgatitur maksimalisht për rezultat pozitiv.
Një barazim ose një fitore në këtë udhëtim do të thoshte shumë për Shqipërinë para përballjes pas disa ditëve në shtëpi ndaj Polonisë.