Çmimet e mallrave që importon Shqipëria po ulen gradualisht. Të tilla janë nafta e papërpunuar e energjia elektrike që janë ulur me 3%, ndërsa e kundërta ka ndodhur me barnat dhe veshjet.
Çmimet e mallrave të importit po kthehen në normalitet pas rritjes së fortë në vitin 2022.
Sipas matjeve të përgjithshme të analizuara nga INSTAT, çmimet pësuan një rritje të papërfillshme me 0.2%, krahasuar me vitin e kaluar, ndërkohë që vazhduan të bien me 0.7% në raport me 3-mujorin e parë.
Indeksi i çmimeve të importit mat një sërë mallrash, dhe nëse shohim specifikisht secilin prej tyre, disa janë rritur 3 deri në 5 për qind.
Peshën e shtrenjtimin e mbajnë veshjet, produktet farmaceutike, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve.
Nga ana tjetër, importi i energjisë elektrike, nënproduktet e naftës, metalurgjia dhe mobiljet panë rënie çmimi deri në 7%, çka shpjegon edhe rënien e përgjithshme të të gjitha çmimeve të importit.
INSTAT ka publikuar edhe tabelat për çmimet e prodhimit, ku vihet re një rritje vjetore e tyre në masën 7%./ S.M