Afro 10 milionë dollarë kanë hyrë në arkën e shtetit nga furnizimi me naftë i jahteve që u ndalën në portin e Durrësit gjatë periudhës janar – gusht 2023.
Gjatë tetë mujorit të parë të këtij viti u furnizuan me naftë më shumë 250 mjete lundruese turistike.
Kapiteni i Kapitenerisë Detare të Portit Durrës përgënjeshtroi faktin se mjetet e luksit dhe të tjera, vijnë në port për t’u furnizuar me karburant duke mos paguar akcizë, duke cituar shifra konkrete.
Janar-Gusht të Vitit 2023
Karburant:
Sasia në M3 = 22’750;
Sasia në Ton = 18’995;
Të ardhurat = 910 Milion lekë./E.T