Largimi i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka nga posti ka bërë jehonë dhe në mediat greke. Sipas Protothema.gr, largimi i Xhackës lidhet jo vetëm me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, por edhe për aktivitetin e biznesit të bashkëshortit të saj.
Ndërsa në Tiranë arsyet e largimit të kryediplomates Olta Xhaçka nga kabineti qeveritar komentohet si e lidhur kryesisht me disa hetime të SPAK, për palën greke largimi i saj në mënyrë direkte u diktua nga arrestimi i Fredi Belerit dhe një përfshirje e mundëshme e bashkëshortit të saj në tjetërsimin e pronave në Himarë.
Sipas medias greke Protothema largimi i saj i ka rrënjët nga zhvillimet e fundit në Himarë. Ajo e ka lidhur çështjen Beleri me faktin që Xhaçka për interesa personale tjetërsoi prona në bregdet dhe fati i Xhaçkës është ende në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse Rama për këtë çështje është shprehur se nuk ka asnjë shkelje as morale e as ligjore, sërish media greke ka bërë një analizë duke akuzuar edhe kryebashkiakun actual të Himarës me mendat të përfunduar Jorgo Goro se ka bashkëpunuar me bashkëshorten e ish-ministres në falsifikim dokumentash dhe më pas tjetërsim pronash. Ndonëse ka disa paqartësi në mënyrën sesi I lidhin ngjarjet në shkrim theksojnë se Beleri “hengri kokën” e ish-ministres së njohur të kabinetin Rama e cila më parë ka mbajtur edhe postin e Ministres së Mbrojtjes.
Shkrimi i plotë:
Një anëtare e rëndësishme e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme është vënë në shënjestër të opozitës, e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese heqjen e saj nga detyra parlamentare, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria e Edi Ramës.
Aktivitetet e burrit të saj në zonën bregdetare dhe konkretisht në Dhërmi, në fakt e bëri atë të shndërrohej në një mbrojtëse të ashpër të paraburgimit të Belerit, pasi kryebashkiaku mërgimtar denoncoi zyrtarisht transaksionet e paligjshme të Gatsi-t, në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, i cili është ende ilegalisht në detyrën e tij.
Ankesa është bërë në Prokurorinë Speciale, ku Gatsi dhe Goro akuzohen për falsifikim dokumentesh, me qëllim që biznesmeni të vinte në dorë një sipërfaqe prej 5512 metrash katrorë dhe pastrim parash nga veprimtari të paligjshme.
“Olta Xhaçka, aktualisht ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimin e saj, duke mos deklaruar konflikt interesi, ka përfituar përmes marrëveshjes martesore të drejta pasurore dhe përfitime të kundërligjshme, të cilat sipas Ligjit për investitorët strategjikë si dhe Ligjit për konfliktin me interes nuk duhet të fitohen.
Nëpërmjet një investimi strategjik në një pronë false, ai ka përfituar të drejtën e përdorimit të lirë të aseteve shtetërore për të cilat qytetarët e thjeshtë paguajnë detyrime tatimore etj. Xhaçka nuk është një person i rastësishëm, por një deputete e shquar e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe një ish-ministre e Mbrojtjes e vendit.
Në fakt ajo ka qenë e pranishme në postet e para, kur Rama shpalli shkarkimin e saj, së bashku me gjashtë ministra të tjerë, në një seancë të KQ të Partisë Socialiste në Tiranë. Analisti shqiptar Arion Sulo argumentoi se arrestimet e fundit të SPAK-ut kanë vënë në shënjestër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke goditur shtyllat e programit të tij.
Sulo i bëri komentet në një intervistë televizive, ku komentoi edhe riorganizimin gjithëpërfshirës, të cilën Rama e shpalli gjatë një seance të Komitetit Qendror të partisë së tyre, ku Xhaçka u përjashtua për shkak të pronës që i shoqi i kishte marrë si një “investitor strategjik” i supozuar në Himarë.
Megjithatë, deri tani largimi i Xhaçkës nuk është interpretuar si synimi i kryeministrit shqiptar për t’i dhënë fund “pengut” Beleri, duke e lejuar atë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës dhe të ushtrojë zyrtarisht detyrat për të cilat bashkëqytetarët e tij e zgjodhën atë.