Lens ka mposhtur Arsenalin 2-1 në ndeshjen e fazës së grupeve.
Pas 14 minutash lojë, “Gunners” kaluan në epërsi me golin e Gabriel Jesus, që u asistua prej Bukayo Sakas.
Por, vendasit i barazuan shpejt shifrat në 1-1, kur realizuan me anë të Adrien Thomasson (25’).
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në të dytën Lens shokoi londinezët.
Ishte Wahi që realizoi për 2-1 në minutën e 69-të, me një asistim të FrankoWskit.
Arsenali u mundua që të merrte së paku një pikë, mirëpo francezët e mbajtën epërsinë deri në fund.
Lens me këtë fitore është lider me 4 pikë, aq sa ka Sevilla në të dytin, Arsenali me 3 dhe PSV ende pa pikë.