Ballkani pret Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Ilir Daja nuk tërhiqet nga loja sulmuese dhe ka publikuar formacionin startues.
Në portë është Enea Koliçi në portë, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova dhe Lorenc Trashi.
Në mesfushë do të luajnë Marcel Ismajlgeci, Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba. Në sulm do të jetë treshja Nazmi Gripshi, Albin Berisha dhe Almir Kryeziu.
Kampionët e Kosovës janë ende pa pikë, pasi ndeshjen e parë u mposhtën nga Vitoria Plzen me rezultat minimal 1-0.
Në anën tjetër, Dinamo triumfoi lehtësisht ndaj Astanas, me rezultat 5-1.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha, Gripshi, Zyba, Trashi, Kuc, Jashanica, Ismajlgeci, Kryeziu.
Dinamo Zagreb: Nevistic, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko, Kulenovic, Misic, Bulat, Peric, Menalo, Vidovic.