Dy miqtë që janë kthyer në armiq janë përplasur dje në seancën parlamentare për apartamentet e blear në një prej zonave më të shtrenjta në Tiranë. Gazmend Bardhi ka akuzuar Lulzim Bashën se ka blerë aprartamente atje. Ky i fundit ka pranuar që aprtamentet janë blerë nga miqtë e tij
Përplasja mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhi u bë kryefjala e punimeve parlamentare këtë të enjte. Me tone të larta, kryetari i PD-së, i kërkoi Kuvendit që të mos vonojë dhe ta njohë atë si kryetar të grupit parlamentar demokrat. Por Gazmend Bardhi i cili akoma thirret në Kuvendi si kryetar i grupit të PD-së i bërë Bashës akuza të cilat provokuan një debat edhe më të fortë. Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka përfituar 2 kate te kulla Lion Rezidencë në afërsi të Liqenit Artificial. Bardhi tha se nëse ai e ka shpifur e sfidon që ta çojë në gjykatë. “Parafolësi, i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Dhe kur vjen këtu të akuzosh, numëro katet në kullat e Tiranës. Ja ku janë deputetët e PD-së. Je i vetmi në këtë sallë që je shpallur kryetar partie. Je ti dhe 3 që të vijnë nga pas. Nuk je opozitë. Je i rikthyer për të bërë opozitë me kolegët e tu, pasi me mazhorancën nuk ta mban”, tha Bardhi. Ai e ka vendosur në sfidë Bashën se nëse nuk janë të vërteta le të përballen me drejtësinë. “Sa herë do të hedhë fjali në ajër që nuk ja kupton rëndësinë e asaj që thotë do të duhet të ballafaqohet me të vërtetën. Basha një muaj pasi humbi zgjedhjet i fut një porosi për dy kate. Është kulla në hyrje të Liqenit. Pasi rikthehet me vet shpallje në krye të PD-së, më shumë koha kalon në zyrën e arkitekturë për mobilimin e apartamenteve se sa të bëjë opozitë. Herë tjetër të mendojë mirë se ku i hedh fjalët. Nuk jam avokat i askujt. Nëse unë kam shpifur e sfidoj të më çoj në gjykatë. Do duhet të vij të përballet me të vërtetën. Dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, në Lion Residencë! Merreni e shikojeni”, tha Bardhi, ish krahu i djathtë i Lulzim Bashës kundër Sali Berishës. Pas deklaratave të Bardhit ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës ku ju është përgjigjur akuzave të tij, i cili tha se kreu i PD ka përfituar dy kate në një kullë shumë të shtrenjtë në Tiranë Basha i cilësoi si shpifje, që vijnë nga ai që tashmë e quajti si avokat të babait të Shkëlzen Berishës, që deri e dje e sulmonte. Sa i takon akuzave, Basha u shpreh se familjarët e tij kanë transparent çdo transaksion. “Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri që dje sulmonte babin e zenit dhe sot është bërë avokati i babait të zenit dhe aleancës së kullave. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë transparent ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati tyre i ri Gaz Bardhi”, tha Basha. Debati vijoi në oborrin e Kuvendit përmes kamerave, ku Lulzim Basha pranoi që të afërm të tij, kanë blerë kate në disa kulla, të cilat i përmendi Bardhi. Socialistët ndoqën me këshëri përplasjen e dy demokratëve, të cilët i ndan foltorja dhe i bashkon vendi ku ulen në parlament.