Barazim 2-2 i Brighton dhe Liverpool në “Amex Stadium”, në përballjen e kësaj pasdite-je në Premier League. Në minutën e 20-të, një gabim i MacAllister i kushton rëndë “Redsave”, pasi Adinga rrëmbeu topin, për të dërguar topin pas shpinës së Alisson. Ekipi i Jurgen Klopp u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë, me dopietën e Salah që përmbysi llogaritë.
Goli i parë i egjiptianit erdhi pas disa pasimesh dhe një aksioni model, i finalizuar me një të majtë vrastare. Goli i dytë i Salah erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh i shkaktuar nga një gabim në zonë, që solli më pas një ndërhyrje jo të rregullt ndaj Dominik Szoboszlai.
Djemtë e De Zerbit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të vendosnin ekuilibrat me Dunk në minutën e 78-të. Pas tetë javësh, Liverpool renditet në pozitën e 3-të ndërsa Brighton qëndron në vendin e 6-të.