Më shumë se 9 milionë grekë votojnë sot në zgjedhjet për pushtetin lokal dhe drejtuesit e qarqeve (periferive). Mes tyre janë dhe rreth 120.000 shqiptarë që kanë të drejtë vote pasi kanë përfituar nënshtetësinë greke.
Kjo është dhe arsyeja që në listat e pretenduesve në zonat kryesore të vendit (Athinë, Selanik, Pire), janë përfshirë edhe kandidatë shqiptarë.
Një prej tyre kandidatëve është Xhorxhina Shabani, vajza e një familjeje emigranësh nga Elbasani.