Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend një kërkesë që deputeti Oerd Bylylkbashi të bëhet pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Bylykbashi është përjashtuar nga grupi i PD që pas bashkimit të tij me Sali Berishën.
Bardhi kërkon rikthimin e Bylykbashit në Grupin Parlamentar, pasi ai është propozuar bashkë-kryetar i Reformës Zgjedhore./kb