Studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë. Ata kundërshtojnë ligjin që i detyron që pas studimeve të punojnë për 5 vite në Shqipëri.
Këtë të hënë nis java e dytë e vitit akademik, por studentët e mjekësisë kanë bojkotuar auditorët.
Ata kanë bllokuan hyrjen e godinës ku zhvillohet mësimi, ndërsa më pas nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole, e cila ka deklaruar në një emision televiziv se studentët te cilët nuk bien dakord me kushtet e kontratës të ndërpresin studimet, t’i lenë përgjysmë/kb