Thellohet bilanci i viktimave në Izrael. Të paktën 85 nga njerëzit e vrarë në sulmet e Hamasit ishin ushtarë izraelitë, sipas zëdhënësit kryesor të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Ndërkohë, numri i personave të vrarë në total deri më tani thuhet se është 900, raportoi më vete të hënën Radio Ushtria e Izraelit. “Qindra” militantë të Hamasit janë vrarë në Gaza në sulmet e fundit izraelite, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, raporton CNN.