Tre gjyqtarët Emiona Muçi, Gentiana Muçaj dhe Markelian Koça janë anëtarët më të rinj të Këshillit të lartë gjyqësor që do të mbajnë mandat 5 vjeçar.
Muçi vjen nga radhët e gjyqtarëve të Apelit, ndërsa Muçaj nga shkalla e parë dhe Koça nga administrativja.
Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve, votuan 236 magjisratë, ndërsa u skualifikuan nga gara Irida Kacerja dhe Alma Kodraliu.
Tre anëtarët e rinj e marrin detyrën në dhjetor, duke zëvëndëuasuar Marçela Shehun, Brikena Ukperajn dhe Dritan Hallunajn.
Në mbledhjen e së hënës Zëvëndës kryetari I gjykatës së lartë Sokol Sadushi, tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor duke i kërkuar emërimin e 40 magjistratëve të rinj / S.M