Edhe kjo nuk kishte ndodhur. Evi Kokalari është acaruar tej mase në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke u larguar nga intervista, madje duke sharë me fjalor banal Ylli Rakipin dhe Neritan Sejaminin.
Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të.
Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet.
Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake.
Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit, të cilat nuk shkruhen dot.
Pjesë nga debati
Rakipi: O zonjë po pse vetëm Sali Berisha është hajduti i këtij vendi?
Kokalari: Po ç’lidhje ka Berisha?
Rakipi: Po a do të bëhesh politikane e madhe këtu dhe të marrësh pushtetin?
Kokalari: Ok. Fuck You (çohet). Nuk bëhet, Kjo nuk është gazetari.
Rakipi: Ok. Faleminderit.
Kokalari: Lëri këtë mënyrë të foluri si katunar. Shko merru me Lapajn që i jepni platformëm, merru me Edi Ramën që të lëviz ty nga karrigia se s’ke këllqe t’i thuash..
Rakipi: Unë Edi Ramës i kam thënë bandit, ti je bandë. Edi Ramës i kam thënë bandit.
Kokalari: Ty të mori karrigen ai.
Rakipi: I kam thënë bandit në studion time dhe e dinë gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Ti do të bëhesh këtu njeriu më qesharak. Ja do ta shikosh.
Dhe me pas Evi Kokalari foli një fjalor që nuk shkruhet, duke ngritur edhe gishtin e mesit…/kb