Qyteti i mrekullive arkitekturore dhe ndërtimore, i ekstravagancës dhe tejkalimit të standardeve është ndërtuar në vetëm 50 vjet.
Dubai mban vendin e parë për ndërtesat më të larta dhe qendrat tregtare më të mëdha dhe luksoze.
Dubai, një nga Emiratet e Bashkuara Arabe është gjithmonë destinacioni kryesor për ato që duan të kënaqin çdo dëshirë dhe preferencë gjatë pushimeve të tyre, sipas Travel.gr.
Po cilat janë 8 nga hotelet më të mira në Dubai?
1. Atlantis The Royal
Tetë vitet që u deshën për të krijuar Atlantis The Royal ishin plotësisht të justifikuara kur hapi dyert këtë janar me një listë të pafund të të ftuarve të famshëm dhe një shfaqje spektakolare hapëse nga Beyoncé.
2.Hotel Jumeirah Beach
Grupi Jumeirah krenohet me 12 hotele dhe rezidenca ultraluksoze në Dubai, dhe ky i veçantë konsiderohet më ideali për ata që udhëtojnë me familje.
3.Park Hyatt Dubai
I preferuar jo vetëm për vizitorët ndërkombëtarë, por edhe për vendasit, Park Hyatt ndërthur në mënyrë interesante elemente të arkitekturës mesdhetare dhe maure, ndërsa është vetëm 10 minuta me makinë nga aeroporti dhe Dubai Mall.
4.Hotel 24 orë
Atmosfera e festës është e përhapur në këtë hotel vërtet ekstrovert, luksoz, por të qetë, i cili pret mysafirët me sloganin “Mirë se erdhe i huaj, lamtumirë habibi-i dashur”. Dekori i guximshëm, restorantet plot gjallëri dhe argëtimi vonë natën sundojnë këtu, me festat e shpeshta në oborr që zgjasin gjithë natën.
5. Bab Al Shams
Dy botë takohen këtu, falë vendndodhjes së Bab Al Shams jashtë strukturës urbane, me dunat spektakolare të rërës që inkuadrojnë akomodimin luksoz, duke dhënë një ndjenjë të mirëpritur izolimi dhe ekzotizmi.
6. Mandarin Oriental Dubai
Nga grupi që e ka identifikuar emrin e tij me artin e lartë të mikpritjes, nivelin e pashembullt të shërbimit dhe rëndësinë në çdo detaj, nuk do të prisnim asgjë më pak se perfekte, Mandarin Oriental Dubai megjithatë duket se e kapërcen edhe këtë reputacion të tij.
7.Westin Dubai Mina Seyahi Beach Resort & Marina
Për ata që kërkojnë një resort që ofron gjithçka që përbën një paketë të plotë pushimesh për të gjetur atë që u nevojitet në një mënyrë të përqendruar, luksoze, por jo tepër të dukshme, Westin Dubai Mina është një zgjedhje e shkëlqyer.
8. Atlantis, The Palm
Më i miri sa i përket shërbimeve. Resorti luksoz më popullor i Dubait mund të përshkruhet lehtësisht si një “llambë e Aladinit” për mysafirët e tij../ S.M