Theo Hernandez nuk do të mund të luajë ndeshjen e madhe të Milan ndaj Juventusit për shkak të kartonëve, pas pushimit ndërkombëtar.
Këtë sezon francezi ka luajtur në 7 nga 8 ndeshje, duke munguar vetëm në sfidën në shtëpi kundër Veronës më 23 shtator.
Mungesë tjetër prej kartonit të kuq te Milan, në takimin me Juventus do të jetë edhe portieri Maignan.
Portieri i Milan ka munguar në dy ndeshje këtë sezon për shkak të dëmtimeve, ndërsa ndaj “bardhezinjve” të Juves nuk do të jetë për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën ndaj Genoas.