Kreu i Grupit të Rithemelimit Sali Berisha po vihet gjithnjë e më shumë nën trysninë e të tijëve. Duke qenë të ndërgjeshëm se po pësojnë gjithnjë e më shumë t’kurrje, një grup mbështetësisht të Berishës i kanë kërkuar që lideri i tyre të reagojë për ta çuar opozitën në fitore, në të kundërt i kanë lënë të kuptohet se është koha që ai të largohet.
Ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike është mbajtur një takim me përfaqësuesit e e grupit të Sali Berishës dhe të Gazmend Bardhit për agendën politike që do të zhvillojnë. Takimi i djeshëm kosistonte edhe në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në vitin 2025. Berisha është kryqëzuar nga demokratët e tij që i kërkojnë ose fuqizimin, ose në një farë mënyrë ta dorëzojë statusin e kryetarit. Deputeti Dashnor Sula ka kërkuar që të rrisin PD, pasi Rama po përfiton nga gjendja e partisë më të madhe opozitare. “Ne jemi mbledhur disa here në takime të Grupit Parlamentar, por tashmë ka ardhur koha të flasim për zgjidhje politike të Partisë Demokratike, në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e 2025-ës. Edi Ramës i intereson të jetë kjo situatë në PD. Basha sot ka vulën nga gjykata dhe ne nuk mund të qëndrojmë kështu, pasi do të përsërisim veten, si në 6 mars, apo zgjedhjet e 14 majit. Nëse do të vazhdojmë të presim gjykatën, mund të ndodhë, siç ndodhi, që u dha vendimi 1 muaj para zgjedhjeve dhe humbëm komisionerët, logon, vulën. Sepse de jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakicë, ndërkohë që ne vetë duhet të kthehemi në një parti de juro, që të njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj. De facto patjetër që ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicë e anëtarësisë, kemi shumicën në Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botës, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar. Vetëm kështu mundemi te jemi një alternative serioze dhe te ngjallim besimin tek demokratët”, ëhstë shprehur Dashnor Sula në takimin me dyer të mbyllura. Ndërsa Berisha për të justifikuar veten sërish, tha se grupimi i tij ndodhet përballë një padrejtësie. “Sali Berisha: Nuk është vështirë të gjejmë emër apo të bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lënë padrejtësi pa bërë ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk te le. Çfarë kërkon? Te zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për të mbrojt opozitarizmin dhe te drejtat”, është shprehur Sali Berisha. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka propozuar mbajtjen e një mbledhje të veçantë për ribërjen e opozitës. “Është e domosdoshme që ne të ndryshojmë dhe të ribëhemi, rikonceptohemi dhe madje mos kemi asnjë tabu për t’u transformuar. Shoqëria ka nevoje qe ne te ndryshojmë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj nevoje, para se të bëjmë diskutimin e protestave dhe reagimeve duhet te ndryshojme. Ndryshimi duhet te ngjallë shpresën e domosdoshme dhe te frymëzojë qytetaret. Ne përpara se te thërrasim protesta, duhet të japim një zgjidhje politike situatës ku jemi. Qe ne proteste, jo disa te jene organizator dhe disa spektator. Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramën nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë ne çdo takim dhe kudo ku eci! Është përgjegjësia jonë ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qarë! Kërkoj që të bëjmë një mbledhje të veçantë për të diskutuar vetëm për ribërjen e opozitës”, tha Salianji.
Taksa e qarkullimit
Meta: Korrupsioni nuk e lejon mazhorancën që të miratojë nisma në interes të qytetarëve
Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin e Parlamentit për rrëzimin e projektligjit të paraqitur nga partia që përfaqëson, që lidhet me heqjen e takës së qarkullimit. Heqja e kësaj takse sipas Metës, mund të ndikojë në uljen e çmimit të karburanteve dhe do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e tij, Meta shton se kjo nismë, “u rrëzua, siç janë rrëzuar dhe nisma të tjera të Partisë së Lirisë përsëri në interes të qytetarëve dhe në interes të zgjidhjes së problemeve të rëndësishme të vendit.” Ai shton se, “korrupsioni nuk e lejon mazhorancën që të miratojë nisma të tilla.”. “Javën e kaluar Parlamenti rrëzoi Projektligjin e paraqitur nga Partia e Lirisë prej dy vitesh për uljen e çmimit të karburanteve, për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të dioksidit të karbonit që do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Mbas dy vjetësh u zvarrit dhe u rrëzua, siç janë rrëzuar dhe nisma të tjera të Partisë së Lirisë përsëri në interes të qytetarëve dhe në interes të zgjidhjes së problemeve të rëndësishme të vendit, përfshirë edhe atë të energjisë, siç kanë qenë dhe dy ndryshimet në ligjet për energjinë e rinovueshme. Por natyrisht që korrupsioni nuk e lejon mazhorancën që të miratojë nisma të tilla, siç kemi në Parlament edhe ligjin tjetër prej një viti të depozituar nga Partia e Lirisë për indeksimin çdo vit të pagave në përputhje me rritjen ekonomike dhe me inflacionin”,shkruan Meta.
Basha me delegacionin e Kosovës në KiE
“Hetimi i plotë i Banjskës, i domosdoshëm! Moska po përdor Beogradin”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë qëndrimit të tij në Këshillin e Europës, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kosovës në këtë organizëm me të cilët ka ndarë vizionin e PD për mënyrën se si Shqipëria duhet të bashkëveprojë në aksionin për mbështetjen e Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës. Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi, pasi fsheh pas tij përpjekje për ndarjen e Kosovës. Basha theksoi nevojën e një hetimi të plotë për të gjetur urdhëruesit shtetëror të kësaj ngjarjeje. “Me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke diskutuar për një bashkëveprim të aksionit tonë në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës. Detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë. Asnjë vendim apo veprim pa koordinim me Kosovën. Sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi për faktorin ndërkombëtarë pasi pas tij fshihet skenari i ndarjes “de fakto” i Kosovës. Duke përdorur Beogradin, Moska po vë në jetë strategjinë e saj të destabilizimit dhe futjes në kaos të Ballkanit Perëndimor, duke minuar krahun Juglindor të NATO-s. Një organizim i tillë dhe një armatim aq i sofistikuar do të ishtë i pamundur pa përfshirjen e aktorëve shtetërorë. Prandaj është i domosdoshëm një hetim i plotë i kesaj ngjarje, planifikuesve dhe urdhëruesve të saj”, shkruan Basha./kb