Holandë-Francë ishte supersdida e mbrëmjes së premte. Dy kombëtaret historike europiane janë pjesë e grupit B në eliminatoret e Euro 2024.
Takimi u zhvillua në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, dhe përfundoi me rezultatin 1-2. Me “Gjelat” që fituan falë dygolëshit të Kylian Mbappe, duke siguruar kualifikimin në Gjermani 2024.
Francezët kryesojnë grupin me 18 pikë të plota, ndërkohë që tulipanët mbeten në vendin e tretë me 9 pikë. Tri më pak se Greqia, që fitoi 0-2 në Irlandë.
Në sfidat e tjera, Portugalia fitoi 3-2 ndaj Sllovakisë (Ramos, Ronaldo 2x/Hancko, Lobotka). Rezultat që solli edhe kualifikimin e luzitanëve.
Kualifikim edhe për Belgjikën pas suksesit 2-3 në Austri, përballje ku golat e “Djajve të Kuq” u shënuan nga Lukebakio dy herë dhe Lukaku.