Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka kërkuar përfshirjen e rolit të Parlamentit në procesin e Berlinit. Ndërsa vlerësoi ekspertizën e Kuvendit, ministri tha se ndonëse është kërkuar ky bashkëpunim për 9 vite, “parlamentet e të gjashtë vendeve të rajonit nuk kanë qenë pjesë e Procesit të Berlinit.” Bashkëpunimi mes tyre, sipas Hasanit është mjaft i rëndësishëm, pasi “lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.” Nga ana tjetër Hasani përmendi dhe lehtësimet që Shqipëria përfiton nga disa vendime që priten të merren lidhur me uljen e tarifave romaning dhe korridoret e gjelbërta. Hasani e quajti zhvillimin e samitit në Tiranë një ngjarje historike që ndodh për herë të parë në rajon. “Javën që shkoi ne patëm takimin e Ministrave të Jashtëm, javën që vjen kemi Samitin e Procesit të Berlinit. Prandaj, ky është një moment shumë i përshtatshëm për të diskutuar mbi këtë temë. Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon të nxisë jo reformimin dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, për të përafruar atë kësisoj me Bashkimin Europian. Është pra një iniciativë që synon të mbështesë e të përshpejtojë procesin e integrimit. Si e tillë natyrisht kërkon reforma, kërkon transformim jo vetëm në aspektin diplomatik, pra në marrëdhëniet me fqinjët. Por edhe në çështje të brendshme, pasi duhen krijuar politika, strategji e kuadër ligjor për të bërë të mundur këto reforma”, tha Hasani. Ai tha se si procesi i integrimit, ashtu si çdo proces transformues i këtyre përmasave, realizimi me sukses i objektivave të Procesit të Berlinit natyrisht kërkon angazhimin e çdo segmenti të shtetit e shoqërisë. Parlamenti padyshim, por edhe të shoqërisë civile, grupeve të interesit e kështu me radhë, edhe pse ky, sipas tij, mund të jetë një diskutim për një tjetër takim. “Por sa për ilustrim të disa produkteve konkrete të Procesit të Berlinit, mund të sjell në vëmendje të kolegëve që 2 vjet më parë ne krijuam një zonë të lirë roaming mes vendeve të rajonit. Kurse në 1 tetor të këtij viti patëm edhe uljen e konsiderueshme të tarifave të roaming me BE. Ose, për të sjellë një shembull më domethënës, do të përmendja korridoret e gjelbra, që ishin jetike gjatë periudhës së pandemisë për të mbajtur gjallë tregtinë e lidhjet logjistike me rajonin e Europën. Apo marrëveshjet për lëvizshmërinë e profesioneve të rregulluara, që u mundësojnë njerëzve të udhëtojnë më lehtë ose të shfrytëzojnë mundësitë e punës brenda Ballkanit Perëndimor. Natyrisht, për pak ditë, këtyre produkteve do t’u shtohen edhe rezultatet e Samitit të datës 16, që duhet theksuar që është hera e parë që mbahet në një vend të rajonit. Jam shpresëplotë që Samiti do të dalë me rezultate konkrete që do të përshpejtojnë rrugën e vendit tonë drejt tregut të përbashkët evropian dhe anëtarësimit në BE”, tha ai. Shefi i Diplomacisë tha se këto procese të rëndësishme të kurorëzohen me sukses, e të mos mbeten thjesht shprehje vullneti politik në letër, ato sigurisht kanë nevojë për përfshirjen e parlamentit. “Por ky, pra angazhimi i parlamentit për të përkthyer në legjislacion produktet e Procesit të Berlinit është vetëm njëri aspekt i asaj që parlamentet mund të bëjnë. Sepse unë besoj që Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si edhe parlamentet e vendeve të tjera të Procesit, duhet të kenë edhe një rol proaktiv. Duke zhvilluar diplomacinë parlamentare, duke vendosur ura komunikimi e bashkëpunimi, duke formuluar iniciativa që nxisin integrimin, e kështu me radhë. Dhe në këtë aspekt, Kuvendi i Shqipërisë ka një eksperiencë e një ekspertizë vërtet të shkëlqyer. Por, duke u rikthyer tek Procesi i Berlinit, edhe pse Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznań, në korrik 2019 pranoi zyrtarisht nevojën për të përfshirë parlamentet kombëtare në Procesin e Berlinit, për gati nëntë vjet, parlamentet e të gjashtë vendeve të rajonit nuk kanë qenë pjesë e Procesit të Berlinit. Kjo duhet të ndryshojë. Dhe unë besoj që ekzistojnë të gjithë mundësitë, i gjithë vullneti politik, për një përfshirje më të madhe të parlamentit në Procesin e Berlinit. Aq më tepër që bashkëpunimi parlamentar rajonal lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Olaf Scholz vjen të hënën në Tiranë
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një viizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të premten, 13.10.23, në konferencën e shtypit të qeverisë gjermane, në Berlin. Scholz do të marrë pjesë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në në një vend jashtë Bashkimit Evropian. Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të gjashte endeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Përveç kancelarit Scholz në takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin. Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë. Deri tani ato nuk janë implementuar, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshjet e lëvizshmërisë do të ishin një hap i rëndësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në kuadër të të cilit deri tani është arritur vetëm ulja e tarifave roaming. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, temë tjetër është edhe transformimi ekologjik dhe digjitalizimi. Ne konferencen e shtypit te samitit te Berlinit te vitit 2022: Edi Rama, Olaf Scholz dhe Ursula von der Leyen. Ne konferencen e shtypit te samitit te Berlinit te vitit 2022: Edi Rama, Olaf Scholz dhe Ursula von der Leyen. Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin. Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të lëvishmërisë. Deri tani ato nuk janë implementuar, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Komunitetit Politik Evropian. Nëse në takimin e Tiranës do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo nuk dihet ende, u tha në Belin. Pas sulmit terrorist të Banjskës, diferencat mes Kosovës dhe Serbisë janë thelluar edhe më shumë. Kosova, edhe pse e përkrah nismën e Procesit të Berlinit, pret nga takimi që të mbahet një qëndrim i qartë ndaj Serbisë. Unë pres që “të shpjegohet që është një kërcënim i drejtpërdrejt i projektit evropian të integrimeve, madje të thuhet më drejtpëdrejt përgjegjësia që e ka pasur shteti serb në aktin e agresionit të 24 shtatorit”, tha kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë me DW. Ministrja e Jashtme gjermane , Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndirmor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke. Në takimin përgatitor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berinit, i cili u mbajt të premten e kaluar në Tiranë, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nuk pranoi të dilte në një fotografi të përbashkët, ku në sfond të ishte flamuri i Kosovës. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndirmor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke. Edhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i tha DË në një interivstë ekskluzive se tensione të tilla si ai Banjskës, më 24 shtator, nuk duhet të përsëriten më dhe se janë toksike për të gjithë rajonin./kb