Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdoi këtë të dielë turin e tij me takime në të gjithë vendin.
Ditën sot, kreu demokrat ka vendosur ta ndajë me qytetarët e Burrelit ku do të zhvillojë takime në gjithë territorin e kësaj bashkie. Mëngjesin e ka nisur me një kafe me disa banorë në qendër të qytetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu demokrat ka shpëndarë disa foto ku shkruan ‘Mirëmëngjes nga Burreli’./ S.M